Boçi reagon pas humbjes në Elbasan: E keqja është institucionalizuar…

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar pas humbjes përballë Gledian Llatjas.

Reagimi në Facebook:

“Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari me të!”,– shkruan Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *