Bitcoin ‘përmbyt’ Kosovën/ Mungesa e ligjit për prodhimin dhe shit-blerjen e kriptovalutave nxit tregun e zi dhe kontrabandën

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetin tjetër shqiptar të Ballkanit, Kosovën, po lulëzojnë me shpejtësi kriptomonedhat dhe prodhimi e tregtimi i tyre, në një kohë që mungojnë elementët kontrollues për to.

Kosova lejon importimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave dhe këmbimin e tyre në euro, si dhe regjistrimin e këtyre të fundit pavarësisht se si veprimtari nuk është e rregulluar me ligj.

Udhëheqësi i një këmbimore nga kriptovaluta në euro, Adrian Alaj, tregon se në vitin 2016 e ka hapur këtë biznes duke e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve si “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”, por licenca nuk i është dhënë nga Banka Qendrore e Kosovës, në mungesë të një ligji.

Por, ai thotë se zbrazëtira ligjore ka ndikuar më tepër tek prodhuesit e kriptovalutave, të cilët nuk i deklarojnë fare investimet dhe fitimet.

Kjo zbrazëti ligjore ka rritur edhe tendencat për kontrabandim të pajisjeve, në veçanti në veri të vendit, atje ku shpenzimi i energjisë është rritur shumë dhe ku koston e shpenzimit të saj vazhdojnë ta paguajnë institucionet, derisa organet e sigurisë tregohen më të brishta për ushtrimin e funksioneve të tyre.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve mohojnë të ketë biznese me këtë veprimtari, ani se me një kërkim të thjeshtë figurojnë disa prej tyre.

“Top Channel” ka kërkuar të dhëna edhe nga Policia e Kosovës se në sa raste ka ndërhyrë për ndalimin e kësaj veprimtarie por nuk kanë dhënë përgjigje.

Përgjigje nuk ka dhënë as Ministria e Financave nëse plani i tyre katër vjeçar, përfshinë ndryshimet e nevojshme ligjore për ta formalizuar në tërësi.

/Burimi: TCH /

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *