Bislimi: Targat nuk janë më pjesë e dialogut, por një vendim që zbatohet

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se kërkesa për ndërrimin e targave ilegale të veturave, të cilat Serbia ua lëshon qytetarëve të Kosovës, nuk mund të shihet më si çështje që mund të negociohet në dialogun mes Kosovës. dhe Serbisë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Bislimi thotë se pret që zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e këtyre veturave me targa të Kosovës të shkojë mirë, pa pasur nevojë që qytetarët të ndëshkohen.

Zbatimi i planit të Qeverisë ka filluar më 1 nëntor dhe do të bëhet në tri faza.

E para i referohet qortimit të qytetarëve, e dyta vendosjes së gjobave dhe e treta për targat e provës.

Nga 21 prilli i vitit të ardhshëm do të lejohen në qarkullim vetëm veturat me targa të lëshuara nga shteti i Kosovës – RKS.

Në një intervistë për RSE, Bislimi flet edhe për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky propozim parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza. Ai thotë se pala kosovare tashmë ka bërë propozimet e saj në këtë drejtim dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do t’ua përcjellë liderëve të Gjermanisë dhe Francës më 3 nëntor në Berlin.

Bislimi flet edhe për çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *