Bisedimet për paqe/Serbia e gatshme të shërbejë si vend negociatash midis Rusisë dhe Ukrainës

Beogradi është shprehur se është i gatshëm që të shërbejë si vend për zhvillimin e negociatave të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandër Alexandrovich, i cili falenderoi Serbinë për propozimin që Beogradi të jetë vendi ku mund të zhvillohen negociatat mes Kievit dhe Moskës, për bisedimet e paqes.

“Ne jemi mirënjohës për propozimin, Serbia është një partner i rëndësishëm ndërkombëtar për ne. Beogradi është një qytet i madh dhe populli serb është shumë mikpritës.

Megjithatë me respekt thelbi kryesor janë negociatat, pavarësisht se ku ato zhvillohen. Pas negociatave në Turqi do të shohim se si do të zhvillohen më tej gjërat”, ka thënë ai.

Ai tha gjithashtu se Kievi dëshiron paqen, por se kjo nuk varet nga ukrainasit sepse ata po mbrojnë veten e tyre në vendin e tyre./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *