Bie “Tik Tok”, rrjeti social nuk aksesohet nga përdoruesit

Tik Tok është aplikacioni më i përdorur nga të rinjtë në mbarë botën, por ka rënë këtë mëngjes. Sipas ‘DownDetector’, problemet filluan rreth orës 10:40 dhe po prekin të gjithë përdoruerit në mbarë globin. Deri më tani, më shumë se 8,363 raporte janë regjistruar në ‘UK DownDetector’, 21,969 në faqen amerikane dhe 1,342 në versionin australian të sajtit.

Arsyeja e problemeve mbetet e paqartë. Nga ata që raportuan probleme, 90% prej tyre thanë se kishin probleme me aplikacionin, 10% prej tyre kishin probleme me serverin dhe 1% prej tyre me komente. Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në ‘Twitter’ për të diskutuar këtë shkëputje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *