Bie nga lartësia ku ishte duke punuar, ndërron jetë 53-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë ku një 53-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte në orar pune.

Uniformat blu bëjnë me dije se se viktima me iniciale K.D dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *