Biden bisedë telefonike me Macron, ja çfarë i “shqetëson” liderët

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme me homologun francez, Emmanuel Macron. Shtëpia e Bardhë njoftoi se temë e diskutimit ishte vizita Macronit në Kinë.

“Ata ripohuan rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit. Presidentët përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë,” – shkruan Reuters.

Më herët gjatë ditës së sotme, Biden foli me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku Kina ishte një temë kryesore.

“Të dy liderët diskutuan udhëtimin e fundit të Presidentit von der Leyen në Pekin dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të ruajtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të drejtat e njeriut dhe praktikat e tregtisë së drejtë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *