Berishës i ndërpritet fjala, Noka sherr në Kuvend, ndërhyn Garda

Gjatë seancës së sotme plenare, ish-kryeministrit Berisha për shkak të minutazhit të pakët i është ndërprerë fjala në foltore.

Mirëpo e përsëritur disa herë kjo ka sjellë agravimin e situatës mes deputetëve të opozitës dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Deputët demokratë kërkuan që Berisha të vijojë të flasë duke thënë se ai mund të merrte edhe minutat e tyre, por Felaj tha se sipas rregullores minutat nuk jepen.

Pas kësaj,  deputeti Flamur Noka është nisur drejt vendit ku po qëndronte e ulur Felaj, por ka hyrë Garda.

/ Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *