Berisha vazhdon fjalimet nga ballkoni me simpatizantët!

Ish-kryeministri, Sali Berisha teksa ndodhet në “arrest shtëpie” edhe ditën e sotme ka mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar poshtë pallatit.

Berisha ka vijuar të hedhë akuza lidhur me aferën e Inceneratorëve. Ai akuzon Ramën se shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, pasi sipas tij me praktikat e njohura të mafies botërore, kreu i qeverisë, vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, luftëtarëve të pamposhtur të betejës pa kthim.

Ju, të cilët me idealet tuaja, sakrificat, vendosmërinë, e shndërruat këtë rrugë në një burim shprese, burim drite për mbarë shqiptarët. Ju që me fjalët tuaja çdo natë, e shndërruat këtë rrugë në burim të të vërtetës dhe të kauzës tonë të drejt. Ju që me praninë tuaj çdo natë, krijuat polin e pushtetit të qytetarëve, polin e të vërtetës, polin e lirisë, polin e shpresës. Miqtë e mi, sot ju keni përzgjedhur me mençuri të trajtoni para shqiptarëve, një nga aferat korruptive më të mëdha që Europa ka njohur, të trajtoni atë të cilën e keni quajtur vjedhja e shekullit.

Në meritën e madhe të veprimtarëve të PD, të këshilltarëve të PD të qytetit të Elbasanit, të deputetëve të PD, u zbulua se afera e djegësave ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *