Berisha takim me të rinjtë: Largimi juaj, lajm i mirë për qeverinë e lidhur me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur sot një takim me anëtarët e Departamentit Brain Gain & Ekselencës. Sipas tij, krijimi i një elite të aftë dhe kompetente, përbën pasuri kombëtare dhe një objektiv të rëndësishëm të PD-së. Ai e ka përqëndruar fjalën e tij në fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi. Sipas tij, shkak për këtë janë lidhjet e qeverisë me krimin.

“Në historinë e luftërave, botërore apo civile, nuk gjendet asnjë komb tjetër që ka pësuar këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar. Polonia ka humbur 20 përqind të popullatës në Luftën Botërore. Shqipëria 31 përqind në 7 vite. Kjo jo nga tirania e mjerimit e vitit 1991, kur njerëzit nuk kishin kafshatën, por nga një agresion brutal i krimit, i drogës, i lidhjeve të qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qeveritarëve”, tha Berisha.

Berisha, gjatë fjalës së tij u shpreh se largimi të rinjve është lajm i mirë për qeverinë pasi dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj.

“Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë. Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme. Kjo qeveri, të dyja po i kryen në mënyrën më pasiononte” – u shpreh Berisha.

Ai garantoi se Partia Demokratike do të mbështesë përpjekjet e të rinjve dhe do tu jetë mirënjohëse kontributit të tyre në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *