Berisha: S’ka vend në botë që ndërton autostradën me 24 milion euro/km, siç bëjnë Rama dhe Balluku

 

Berisha është ndalur gjatë fjalës së tij në Peqin, tek kostot e larta të punëve publike, ku ka thënë se nuk ka asnjë vend në botë që ndërton autostrada me 24 milion euro për kilometër.  Këtë gjë që sipas tij e bëjnë vetëm kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.

“Nëse enti i prokuriomeve Publike i thotë kryeministrit që kontrata është e paligjshme, ai nuk mund ta firmosë. Ai ent dhe ai drejtor paguhet si gardian i prokurimeve publike. Dy herë i çoi Edmond Ahmeti shkresë se ishte e paligjshme, Rama firmosi se ishte ndërmarrja e tij.

Punët publike, rrugët, ujsjellësat, vjedhin në to të paktën 70-90 përqind të fondeve. S’ka vend në botë që ndërton autostradën me 24 mln euro kilometrin si Rama me Belinda Ballukun.

Kudo autostrada kushton maksimumi deri në 3 mln euro. Rrugët anësore Lekaj-Fier po ndërtohen me 7.2 mln euro, kur autostrada Lushnje-Fier, 1.2 mln euro. Rruga anësore 3.5 më shumë se autostrada që është ndërtuar në atë kohë.

Subvencionet për bujqësinë në Shqipëri janë më pak se 1/6 e subvecioneve për bujqësinë në Kosovë. Çdo hektar sera në Kosovë subvencionohet me 1000 euro. Çdo blerë, dele, dhi apo derr subvencionohet me 25 euro. Çdo lopë me 90 euro.

Nuk ndërtojmë rrugë anësore me 7 milion euro kilometri. Nuk imagjinojnë para qytetarëve që të vjedhin në këtë mënyrë. Futet qumështi pluhur nga Serbia dhe fermerët therin lopët, delet dhe dhitë. Mbi 644 mijë krerë të imta dhe gjedhe ka rënë numri i tyre nga 2018 deri më sot”, është shprehur Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *