Berisha shpall “non-grata” Pjerin Ndreun: Ke 72 orë kohë, do t’a heqim shtetësinë

Një reagimi i Pjerin Ndreut për një video që tregonte pritjen entuziaste që iu bë Sali Berishës në hyrje të qytetit të Kurbinit para nisjes së takimit elektoral aty, ka bërë që kryedemokrati t’i përgjigjet ashpër nga takimi me qytetarët e Lezhës.

Teksa Ndreu i etiketoi mbështetësit e PD-së si talebanë, Berisha e paralajmëroi se do i hiqet shtetësia shqiptare dhe do të përzihet nga qyteti për shkak të këtyre etiketkimeve ndaj qytetarëve të Lezhës që kanë bindje të ndryshme politike.

Berisha u shpreh se Ndreu ka 72 orë kohë që të largohet nga zyra derisa lezhjanët të shprehin vullnetin e tyre me votë dhe ta ç’regjistrojnë nga gjendja civile.

“Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka llogjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan. Ky është një turp i madh dhe unë do ti them Pjerin Ndreut këto fjalë: ‘Se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile. E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe’.

 Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre. Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj. Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty, jo të mira, se nuk i meriton se vetë i bëni këto. Pjerin, ke gjithsej 72 orë në atë zyrë. Asnjë orë tepër. Kur të mbyllet kutia e fundit, largohu. Ua ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më”, -tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *