Berisha: Rritja e rrogave të nisë me vendosjen e minimumit jetik

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha bëri me dije sot se në seancën plenare të ditës së nesërme do të fokusohen te minimum jetik dhe jo te rrogat e ministrave dhe deputetëve.

“Çështja e rrogave.. emergjencë është votimi i minimumit jetik. Ne duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga avokati i popullit, i cili ka ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimum jetik është aktualisht 200 euro. Ndaj edhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik. E kemi premtuar edhe gjatë fushatës, Shqipëria i ka kushtet për ta përballuar. Minimum jetik nënkupton se nuk ka shqiptar që nuk do të ketë pagë mujore për ekzistencën e tij. Kjo është një shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, mbi ata që s’kanë asgjë por lehtësisht e përballueshme” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *