Berisha-Ramës: Si mund të quhesh prind kur në spitale mungojnë ilaçe për fëmijët?

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në një takim me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës.

Berisha ka reaguar me akuza të ashpëra ndaj kryeministrit Edi Rama, ku tha se ndërkohë që në spitale mungojnë ilaçe nëpër spitale kreu i shtetit shpenzon 22 mln euro.

Sakaq theksoi se në vend ka qytetarë që kanë mbetur jashtë pas strehë, por kryeministri udhëton me charter.

“Çfarë prindi është ai që mbyll kopshtin e 40 vogëlushëve. duke marrë urdhër nga një vend tjetër. çfarë prindi është ai që shpenzon 22 mln euro kur fëmijëve në spitalet tona u mungojnë ilaçe për t’u shpëtuar jetën. A mund të quhet njeri ku se për të qenë prind nuk mjafton të kesh fëmijë, por duhet të kesh ndjenja. A mund të quhet ky njeri me ndjenja kur ka 4 vite, dhe në fshatra të Bubqit, gra shtatzëna, burra e gra të moshuar jetojnë në çadra dhe vetë fluturon me avion e dhomë gjumi. Taksi me dhomë gjumi. Çfarë është ky njeri, vetëm se hajdut. Le të lebetitet nga vrulli guximi i qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ky hajdut vendin e ka në burg dhe vetëm në burg. Në një kohë kur pensionisti numëron qindarka ky firmos 430 mln për ndërmarrjen e tij. Djegësat janë ndërmarrje e Edi Ramës, Engëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Velisë. A ndodh në botë që Prokuroria e gjykata të lëshojë urdhër arresti për ndërmarrje krimi dhe ajo jo vetëm që nuk konfiskohet, por disbursohet me para çdo javë, vetëm se janë në llogari të Ramës. Ku mund të ndodhë në botë mblidhet kryeministri e të thotë se kësaj ndërmarrje do t’i jap bonus 8 %, një ndërmarrje që nuk ekziston. Ajo ndodh se ishte projekti i vjedhjes së Ramës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *