Berisha: Rama lan paratë e krimit, skandalet po i mbulon me…

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se Rama kërkon të mbulojë skandalet e tij duke tërhequr vëmendjen tek baza ushtarake e NATO-s në Durrës.

Sipas tij Rama ka damkën e një megakorruptori dhe se gjithçka e bën për të larë paratë e krimit.

“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qënë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë. Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëhërë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh.
Unë e përshendes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme em Elemanin të përvetësimit të 1000 mkatrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me anagzhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që këkron të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.
Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij em portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga abshkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshendeës.
Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtishë kur ke damkën e një megakorruptori e një persekuoti të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjtihçka për të lartë paratë e krimit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *