Nga atje Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ka shpenzuar 22 milionë euro për fluturime me avion privat më dhomë gjumi, ndërsa sot “kap lopatën që të duket si qengj para zgjedhësve”.

Berisha e cilësoi atë si një “mashtrues ordiner”, ndërsa shtoi se ky i fundit ka frikën e ballafaqimit me qytetarët për vjedhjet e tij.

“Njeriu që shpenzon 22 milionë euro në avion privat me dhomë gjumi merr lopatën për të mbuluar frikën e ballafaqimit për vjedhjet e tij. Beson se meqë e kanë quajtur sulltan tani do u duket zgjedhësve si qengj me lopatë. Një mashtrues ordiner që nuk duhet të mashtrojë më”, u shpreh Berisha.