Berisha prezanton kandidatin për bashkinë Vlorë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të premte kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Vlorës Hysni Sharra. Ai theksoi se ky qytet po braktiset nga qytetarët, me varfërinë që vjen në rritje.

Pjesë nga fjala e Berishës: “Sot Vlora dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë për t’i dalë Zot. Kam ardhur sot tek ju me bindjen më të thellë se të gjithë ne, me një brengë të thellë shohim sesi Vlora pakësohet çdo ditë para syve tanë. Sesi Vlora, kjo mrekulli e natyrës, trevë e njerëzve të fortë, trima, braktiset çdo javë nga banorët e saj.

Po këtë fat ka Shqipëria! Në 8 vite, 40% e vlonjatëve janë larguar, 35% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po vazhduam kështu, çfarë do mbetet në vitet e ardhshme? Cila do jetë përgjegjësia jonë?

Çfarë ndodhi sot? A jemi të varfër si ’92? Jo, jemi shumë larg. Sot kemi një varfëri në shtim, që tremb, që rritet”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *