Berisha nuk i ndahet teknologjisë: Tashmë më gjeni edhe në Tik tok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur një llogari në rrjetin social, Tik Tok.

Zyra e shtypit të PD-së njoftoi ditën e sotme sa tani e tutje Berisha do të komunikojë me qytetarët edhe nëpërmjet një platforme të re, asaj të Tik Tok-ut.

Në videon e tij të parë në Tik Tok Berisha ka ftuar qytetarët ta ndjekin në kanalin e tij zyrtar.

“Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast se sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Teknologjia ka qenë dhe mbetet një pasion i imi”, ka thënë Berisha në videon e tij të parë në Tik Tok.

Kujtojmë se pak kohë më parë Berisha ka porositur strukturat e Partisë Demokratike që të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale si formë komunikimi me shtresën gri të elektoratit.

“Rama na dominon në Tik Tok”, Berisha: Socialistët kanë 2-fishin e postimeve se ne, por s’kanë interesin e publikut


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *