Berisha nga Vau i Dejës: Më 14 maj i themi stop vjedhjes së fondeve publike

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në Vaun e Dejës, aty ku prezantoi edhe Zerf Hilën si kandidat për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi votimin si të vlefshëm për pluralizmin dhe demokracinë. Ai akuzoi qeverinë se ka vjedhur fondet publike, dhe sipas tij kjo faktohet edhe me dokumentet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pjesë nga fjala e Berishës: “Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë. Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë pasur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar për ti thënë stop vjedhjes monstruoze të qytetarëve shqiptarë nga kjo qeveri. Të dashur miq! Kjo që them nuk është propagandë. Kjo është e vërtetë në dokumente të sotme. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se në 9 muaj e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveritarët, zyrtarët 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në vit në të gjithë Shqipërinë arrin në 97 miliardë lekë. Nëse kjo qeveri nuk do të vidhte, nuk do të vidhte 122 miliardë lekë, atëherë çdo rrogëtar shteti dhe i ndërmarrjeve publike, do të mund të merrte një rrogë 130 % më të lartë. Po pse nuk e merr? Sepse fondet, vidhen dhe vetëm vidhen”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *