Berisha flet sërish për vendimin e SHBA-ve: Çifti Rama-Soros, pas akuzave të Blinken për mua    

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish pas lajmit që shkaktoi “tërmet” në politikën shqiptare, pasi u shpall “non-grata” nga SHBA-të. Në një intervistë për “TV Klan”, Berisha shprehet me bindje se kjo është një lojë politike e stisur nga kryeministri Edi Rama.

Por, pavarësisht këtij pretendimi, Berisha shton se ai është gati të njihet me faktet dhe provat që SHBA-të mund të ketë për të. Ish-kryeministri u pyet nëse Gjykata në Francë mund t’ia marrë në shqyrtim padinë që ka bërë dhe tha me bindje që avokati e ka siguruar për këtë gjë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për shpalljen “non grata” nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin, Antony Blinken, qëndron Kryeministri Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.

“Dhe çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara ndaj Soros dhe ishte Rama direkt me hetimi qeveritar anti-korrupsion”.

Por a ka DASH burime apo informacione më të klasifikuara, që mund të dalin më pas në dritë?

“E ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi”.

Berisha sqaron edhe qëndrimin e ekspertit amerikan të së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, i cili tha se Sekretari i Shtetit gëzon imunitet për veprimet zyrtare dhe se në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme.

“Pa asnjë diskutim që ka imunitet për shkak të funskioneve, por ka një ligj universal për imunitar. Shpifja përjashtohet në të gjithë botën nga imuniteti. Shpifja paditet kudo që ajo shfaqet”.

Ai thotë se do jetë i hapur për çdo lloj hetimi, pavarësisht vendimit të gjykatës së Parisit dhe se këtë betejë do ta ndjekë vetëm në rrugë ligjore e aspak politike.

I pyetur për imunitetin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Berisha iu përgjigj dhe Profesor Paul Williams, që e theksoi këtë gjë në një prononcim për Zërin e Amerikës.

Ai shton se nuk ka asnjë diskutim që Blinken ka imunitet në ushtrimin e funksioneve, por ka një ligj universal për imunitarët, që kanë imunitet për çdo gjë në ushtrimin e funksioneve përveç shpifjes. Berisha e konsideroi veten të vendosur përballë një sulmi politik. Ai tha se këtij sulmi mund t’i përgjigjej në mënyrë politike me anë të miqësive që ka por ka vendosur që të ndjekë gjithçka strikt në rrugën juridike.

/Burimi: Tv Klan/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *