Berisha bën akuzën e fortë: Porti i Durrësit do të ndërtohet me paratë e ‘BitCoin-t’

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Bit Coin, për të cilin tha se është verpër që lka lidhje me njerëz të afërm me kryeministrin Edi Rama.

Berisha iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që të heqin dorë nga marrëveshja për portin e Durrësit.

Ai theksoi se nëse kanë dinjitet duhet t’i thonë jo këtij projekti që e cilëson aferë.

“Është kuleta më e madhe e Bit Coin në Europë. E dini se me sa urgjencë erdhi këtu ligji i Bit Coin. Deri tani janë vjedhur nga Shqipëria 2,2 mld euro evropianeve. Apartamente dhe 900 njësi akomodimi hoteliere, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh dhe do largohen në Europë. E dini se sa kushton porti i ri ekuivalent me portin e Durrësit, kushton 2 mld euro. Ato do dalin nga shqiptarët e varfër. Thërritini arsyes dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje, nëse keni dinjitet.”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *