Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Taulant Ballës ditën e sotmë ne Parlament ku i thotë se ai ka pasur kontakt me Nuredin Dumanin, të penduarin e Drejtësisë.
“Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe këtë nuk e bën sepse të paktën 6 ministra dhe shumë e shumë deputetë të tjerë janë kandidatë për ekstradime. Së dyti për parafolësin kam një pyetje. Sa i pagove Nure Dumanit për të të shpërlarë, tek Manhasët? Kjo do të dalë. Por nuk është vetëm kjo. Ja ku ua them se ai ka mbi 50 deri 100 telefonata me Dumanin Talo Çelën dhe të tjerë me rradhë”– u shpreh Berisha.