Presidenti i ri/ Balla: Keqardhje për bojkotin e një pjese të opozitës, frika nga vota është…

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend komentoi procesin e presidentit të ri.

Balla tha se procedura ishte e standarteve më të larta dhe se duhet marrë shembull për proceset në vijim.

“Mendoj që ,Kuvendi i Shqipërisë përgjatë këtij procesi ka bërë gjënë  e duhur sipas Kushtetutës duke vendosur disa standarde që duhet të vlejnë për proceset e ardhshme. Keqardhje e madhe për bojkotin e një pjese të opozitës. Frika nga vota është diçka që mendoj që partia kryesore e opozitës, PD duhet t’i largohet. Kaq shumë bojkote e kanë dëmtuar PD. Edhe disa që gjoja bënë Kuvende dhe bënë deklarata se nuk do bojkotojnë kurrë ,e  mbajtën fjalën për tri javë. Si tha ajo vesi del me shpirtin, kuptuam kush e  kishte pasur këtë frymëzim për bojkote.  Duhet të kuptojmë që opozita duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësi dhe se bojkoti është fyerja më e madhe dhe opozita i detyrohet një ndjesë të madhe qytetarëve”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *