Berisha: Alibeaj të japë dorëheqjen, ka paditur në gjykatë demokratët

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja mes deputetëve të PD-së, i pranishëm ka qenë  dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Burime për media bëjnë me dije se Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kreut parlamentar Enkelejd Alibeaj. Sakaq, sipas liderit historik,  kreu i grupit ka paditur në gjykatë demokratët, kjo referuar apelit që Alibeaj i bëri vendimit të 25 Marsit që njihte Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues në PD.

“Përbashkimi i PD-së ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse p.sh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër.

Pa asnjë tagër, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë”, behët me dije të ketë thënë Berisha gjatë mbledhjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *