‘Bëri gol Brazili’/ Balla duke parë ndeshjen në Kuvend, Zhupa: A ka mundësi t’i ulni zërin?

Në një kohë kur në Kuvend po diskutohej për Portin e Durrësit, kreu i grupit socialit Taulant Balla ka qenë duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa.

Zhupa i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *