Begaj: Kam një kërkesë për çështjen e detit me Greqinë

Presidenti Bajram Begaj i pyetur nëse në takimet që ka bërë me kryeministrin Edi Rama është diskutuar në lidhje me çështjen e detit, ka thënë se ka një kërkesë nga ministria e Jashtme për ta çuar çështjen në Hagë.

Ndër të tjera Begaj ka thënë se po e vlerëson me seriozitetin më të madh këtë kërkesë, ndërsa theksoi se çështja do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare

“Me Greqinë fqinje kemi një çështje. Unë kam një kërkesë nga ana e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që është e shoqëruar me një relacion shpjegues. Si president i republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese, këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal. Është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje, zgjidhja është e bazuar në kushtetutën e Shqipërisë në akte dhe ligjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit. Me Ramën jam takuar disa herë. Çështjet që kam diskutuar që kanë qenë publike, tema për sigurinë kombëtare, çështja të lidhura me shërbimin e jashtëm, komunikimi është institucional, shumë i mirë”, tha Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *