BE: Dënojmë sulmin ndaj Top Channel, autoritetet të hetojnë menjëherë ngjarjen

Pas SHBA dhe OSBE, edhe BE ka dënuar sulmin ndaj abienteve te televizionit të Top Channel, ku mbeti viktimë punonjësi i sigurisë, Pal Kola. Sipas BE domokracia duhet të respektohet në çdo vend të botës. 

‘Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon sulmin me armë zjarri në mjediset e Top Channel dhe i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, rojes së sigurisë që mbeti i vrarë në sulm.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe liria e medias janë dy vlera themelore të shoqërive demokratike që duhet të respektohen.’- thuhet në reagim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *