‘BBV’/ Luizi kërkon konfirmimin e Kiarës: Fjala jote është shumë e rëndësishme

Situata në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, çdo ditë e më shumë po agravon. Pas primet të së shtunës tensionet dhe konfliktet mes banorëve janë rritur.

Kiara është mërzitur pas komenteve të opinionistëve dhe ka tentuar të sqarohet me Luizin. Dhe pse ka mohuar deri tani të ekzistojë pëlqim për të, Kiara e ka pranuar që Luizi e bën të ndjehet mirë.

Në anën tjetër Luizi ka shprehur që fjalët e saj vlejnë shumë, ndërsa konfliktet e fundit me banorët e tjerë bëjnë që vetëm te ajo të ketë besim.

“Për mua je më e rëndësishmja këtu brenda dhe do jesh edhe jashtë. Mjafton vetëm 1 fjalë e jotja”, tha Luizi, të cilit Kiara iu përgjigj që nuk i kushton rëndësi momentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *