A do të shkrihet Bordi i Transparencës? Balluku: Do ishte vendim i mirëpritur por, i takon “Financave”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është pyetur sot nëse po diskutohet mbyllja e Bordit të Transparencës së Çmimeve të Karburanteve.

Në një konferencë për mediat, Balluku pohoi se ka pasur diskutime lidhur me këtë çështje, por si vendim i takon Ministrisë së Financave. Më tej ajo shtoi se nga ana e qeverisë, një vendim i tillë është i mirëpritur, duke qenë se çmimi i karburanteve në bursë është stabilizuar.

“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi.

Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi. Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *