Bayern ‘rigjen’ kreun e Bundesligës

Bajern Mynih i është bashkuar Borusia Dormtund-it në kreun e renditjes së Bundesligës. Skuadra e Nagelsman, duket se ka gjetur ritmin e duhur teksa ka mundur në transfertë Shtutgartin.

Përballë një prej rivalëve historikë Bajerni gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë me anë të De Ligt. Kjo ia bëri më të lehtë lojën Bajernit që dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.

Goli i Perea për vendasit shërbeu vetëm si statistikë, pasi Bayern ishte në kontroll të plotë të duelit deri në fund dhe mori tre pikët që i nevojiteshin për kryesimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *