Basha: Nuk jam këtu për qëllimet e mia personale

Ish kryetari i PD-së, Lulëzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e DASH, korrupsionin por edhe mbi fatin e PD-së.

Basha ka pohuar së nuk ndodhet në këtë pozitë për fatin e tij personal dhe se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për një qëllim. Ndër të tjera ai shprehet se hallet e shqiptarëve duhet të ndiqen por jo për interesa personale nga Sali Berisha, pasi ai është  shpallur non grata.

“Duhet që të jemi në ballë të këtij aksioni ndërkohë që interesat po e mbajnë peng atë. Ekranet e mediave dhe hapësira mediatike është e mbushur me tre figurat e tranzicionit Berishës, Metës dhe Ramës por askush nuk flet për hallet e popullit. Dje në një takim në Mirditë e kam thënë se me rritjen e çmimeve janë rritur edhe të ardhurat e qeverisë që vetëm një pjesë e vogël u kthehet shqiptarëve të cilët po i blejnë ushqimet me çmim dyfish. Duhet të dini se të ardhurat e tjera shkojnë tek inceneratorët”, tha Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *