Basha: Luftë kundër korrupsionit si armiku i mirëqenies së shqiptarëve

‏“Detyra jonë të çmontojmë regjimin”. Kështu deklaroi lideri i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi sot në Dibër.

Ai pohoi se PD në shtator nisi detyrën për çmonitimin e masakrës zgjedhore.

Mes të tjerash Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit arrihet me vettingun në politikë.

“Por, fatkeqësisht ndërsa opozita dhe Partia Demokratike nisën në shtator detyrën që premtova para jush për të çmontuar regjimin e masakrës zgjedhore, detyrë të cilën po e kryejmë në të gjitha rrafshet, duke përfshirë hetimin e masakrës zgjedhore, vënien para përgjegjësisë penale të atyre që vodhën vullnetin e shqiptarëve, vettingun e politikanëve nga i pari tek i fundit. Luftën kundër korrupsionit si armiku i mirëqenies të shqiptarëve, ndërkohë pra ne shpalosim një front të gjerë beteje, interesa të ngushta personale brenda familjes tonë krijuan një miniciklon në gjirin e familjes tonë.
Miqtë e mi dua ta them fare qartë, e vetmja shpresë që ka Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është të krijojë bindjen se në Shqipëri nuk ka alternativ përveçse Edi Ramës. E vetmja mburojë që i ka mbetur Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, është të investojë fuqishëm në përçarjen e të vetmes forcë politike, e të vetmes familje politike që e ka fuqinë të mobilizojë shqiptarët dhe të rrëzojë regjimin e tij. E vetmja shpresë e Edi Ramës për ti servirur shqiptarëve të cilëve jua ka boshatisur tavolinat, jua ka zbrazur xhepat, jua ka kalbur produktet fermerëve, jua ka mbyllur qepenat biznesit të vogël dhe iu ka nxjerrë mijëra njerëz të punësuar në rrugë biznesit të madh dhe prodhues, është t’iu shërbejë një spektakël të shëmtuar brenda familjes tonë.”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *