Barrikadat në veri të Kosovës, Xhaçka: Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë thirrje për dialog mes Serbisë dhe Kosovës, ditën e sotme. Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka ka thënë se as ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë dhe as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur.

Ministrja Xhaçka shtoi se “barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”.

“E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.” – shkroi Ministrja.

Sipas saj, shteti serb duhet të ndalojë së përkrahuri ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova & Metohija” nuk ekziston më.

“Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë ‘dënuar’ për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.” – u  shpreh Xhaçka.

Ministrja u bëri thirrje edhe Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën drejt dialogut.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *