Bardhi-Dumanit: Pres nga ju të thyeni mitin e të paprekshmëve

Ashtu si deputetët e mazhorancës, edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi ka vlerësuar punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.

“Unë i bashkohem analizës së Xhafajt duke e vlerësuar punën e  Dumani. Ndryshe nga 3-vjecari i parë që ishte për konsolidim tani ka ardhur koha e rezultateve. Ju thatë Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikoheni nga politika. Por zakonisht politika ndikon që ju të mos merrni një vendim. Unë kam një këshillë tërësisht personale. Ju takon juve si drejtues i prokurorisë që të hidhni i pari hapin që të jepni shembull. Unë pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri”, tha Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *