Barack Obama, sugjeron librat që duhen lexuar në këtë atmosferë festive

Në këtë periudhë dikush që ju sugjeron një film të mirë për të parë dhe pa frikë mund të konsiderohet një person i rëndësishëm. Është koha kur mund të mblidhemi të gjithë në shtëpi në këtë atmosferë festash dhe të shikojmë pse jo një film së bashku.

E nëse po kërkoni ndonjë sugjerim, mund t’i hidhni një sy edhe listës së Barack Obama-s. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë një postim në ‘Twitter’ ku pasqyron një listë të gjatë me filmat që ka parë këtë vit.

“Kam parë disa filma të mirë këtë vit. Ja disa nga më të preferuarit e mi,”-shkruan Obama krahas postimit.

 

Mesa duket të publikojë listën e filmave të tij të preferuar në fund të çdo viti është një traditë e ndjekur nga ish-presidenti amerikan Barack Obama. Edhe një vit më parë ai ka publikuar në Twitter një listë të filmave të preferuar gjatë vitit 2021.

Një nga filmat e përfshirë në listën e tij ka qenë edhe filmin boshnjak “Quo vadis, Aida?”.  Në përmbajtien e këtij filmi trajtohet qyteti lindor i Bosnjës, Srebrenica gjatë gjenocidit të vitit 1995. Një nga emrat që luan në këtë film është edhe aktori, Alban Ukaj.

“Këta janë filmat e mi të preferuar të 2021-shit. Secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t’i shijoni po aq sa unë”, shkruante Obama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *