Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Të dëshmpërblehemi me çmim tregu, shteti po na vret

Banorët e Bërxullës nuk bëjnë hapa pas, duke treguar vendoshmëri për kërkesat e tyre drejtuar institucioneve shtetërore. Të revoltuar ata kanë dalë sërish në protestë këtë të dielë, pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar. Ata protestojnë prej 6 muajsh për këtë projekt, pasi sipas tyre nuk ka transparencë.

“6 muaj kërkesa të vazhdueshme nuk u gjet mundësia e kryeministrit me diskutu. Cfarë kërkojnë këto banorë? Nuk do e lirojmë rrugën deri në vdekje. Na kanë mashtruar. Shteti mashtrues. Nuk e lëshojmë. Po kërkojmë dicka legjitime. Kërkojmë gjërat më bazike. Vetëm mashtrime ka. Ne jemi të lodhur por kurrë nuk dorëzohemi. Për kë punon ky shtet, vetëm vër të vjedh?. Turp e faqe e zezë per kete qeveri”– u shprehën banorët.

Ata theksojnë dëmshpërblimi që do jepet me shembjen e banesave të tyre është qesharak, ndërsa akuzojnë institucionet se po heshtin përballë kerkesave të tyre jetike.

“S’kemi marrë asnjë përgjigje, po mbyllet muaji i gjashtë i protestës. Për vlerën e pronës thonë se duhet të zbatohet ligji. Për certifikimin e pronës, është hedhur një tezë që nuk e merr asnjë përsipër. Sipas ligjit, çdo banesë që preket nga një projekt, duhet të dëmshpërblehet sipas vlerës së tregut. Këto banesa i dolën rrugës përpara? Apo gjurma e rrugës kalojnë mbi këto banesa. Kjo vepër është bërë në studiot e Italisë, me google, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren. Unë s’kam pasur asnjë detyrim ligjor që të merrem me rrugën. Këta që kanë përgjegjësi ligjore, nuk kanë dijeni se si zhvillohet projekti i rrugës. Vlera e banesave, na ka ardhur një çmim prej 517 mijë lekë për metër katror. Ndërsa para zhvillimit të projektit, ishte 570 euro për metër katror. Edhe kryebashkiaku i Vorës është habitur kur ka dëgjuar për këto çmime,” thanë banorët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *