Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Qytetarët e Durrësit dalin në protestë: Nuk shkojmë në banesa sociale

Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë sërish në protestë pasi kërkojnë që të mos zhvendosen në banesat sociale që janë në periferi, pas dëmtimit të shtëpive nga tërmeti i vitit 2019.

Ata shprehen se vendimi për t’u shpërngulur në këto banesa është i padrejtë, si dhe kryebashkiaku nuk i ka mirëpritur në një takim.

Kujtojmë se familjet e prekura nga tërmeti ende nuk kanë një strehim, madje dhe bonusi për kompensimin e qirasë i vonohet.

“Kemi tre vite që kemi dalë nga shtëpitë. Ndërsa bashkia po luan me dy standarde, njerëz të brendshëm në bashki. Duam përgjigje zyrtare nga Kryetarja e Bashkisë”, tha një prej banoreve për SyritTv.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *