Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 55-vjeçari, guraja e tij dërgohet te Trauma (Emrat)

Një banesë e komunitetit egjipitan në Shkodër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Fatkeqësisht si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë 55-vjeçari Kapllan Nasufi që ndodhej brenda objektit. E lënduar ka mbetur bashkëshortja e tij, Naslie Nasufi, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve. Efektivët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar 55-vjeçarin.

Arsyet e zjarrit janë ende të paqarta dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *