Banda shqiptare bën grabitjen prej 1 mln euro në vilën e naftëtarit! Morën peng gruan dhe vajzën 7 vjeçare, ja detajet

Grabitje në vilën e naftëtarit të Miotto Generale Petroli në Marok të Mogliano Veneto. “Ata kanë marrë udhëzime në telefon dhe kanë folur me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe”. Sipërmarrësi pritet në dhjetor në gjykatë për borxhet me kreditorët e kompanisë së tij në likuidim

Një bandë shqiptare prej 4 ditësh ka grabitur vilat e sipërmarrësve në provincën e Trevisos. Në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç, kanë marrë peng me gruan e tij Irina, një mjeke 51-vjeçare dhe vajzën e tyre 7-vjeçare.

Siç raporton Corriere.it, grabitja ka ndodhur gjatë javës. Të katër grabitësit kanë kërcënuar me dy pistoleta dhe kanë grabitur paratë, orët e çmuara, florinjtë që mbaheshin në kasafortën e vilës. Miotto nuk ishte i armatosur dhe për këtë arsye nuk reagoi në asnjë mënyrë.

Vajza 7-vjeçare kërcënohet me jetë

Hetimet vijojnë ndërsa janë siguruar videot e kamerave të pranishme brenda vilës.

“Më kanë marrë gruan me forcë dhe dhunë. Ndërkohë dy prej tyre vrapuan drejt vendit ku ishte vogëlushja me dadon dhe i futën në sallë. Aty isha, në divan në dhomën e televizorit”. E kërcënuan edhe me vdekje vajzën e vogël nëse nuk i thoshim të gjitha”, ka thënë ai.

Grabitësit kanë hyrë në shtëpi rreth orës 19:00 nga një derë në kuzhinë dhe kanë surprizuar Irinën, e cila u detyrua t’i ndiqte në dhomën e ndenjes ku ndodhej i shoqi dhe fëmija e saj, më pas iu bashkuan edhe dy pjesëtarët e personelit të shërbimit të pranishëm në vilë. Grabitësit kanë kërkuar që t’u jepen të gjithë celularët, më pas kanë marrë masa.

“Njëri prej tyre më tha “Rri i qetë, kjo është një grabitje dhe ne jemi grabitës”, thotë Giancarlo Miotto.  “Mos lëviz se ne jemi njerëz të mirë, por edh nuk jemi”, kështu më tha. Pastaj dy personat nga mbrapa ngritën duart duke treguar armët”.

Dialogu në shqip

Ka dyshime të forta se grabitësit (sipas dëshmisë së shërbëtores kanë folur me njëri-tjetrin shqip). Ndjeva se njëri prej tyre po fliste në telefon me dikë sikur po ndiqte udhëzimet”. Tronditje e fortë për vajzën e sipërmarrësit. Gjatë atyre minutave të tmerrshme, vajza e vogël e pyeti babanë e saj “pse po kërcënojnë nënën e saj?” dhe një nga banditët iu drejtuan asaj duke e frikësuar akoma më shumë. Një nga qentë Chihuahua të familjes,  ndoshta i frikësuar nga banditët, iku në parkun e vilës dhe nuk u gjet kurrë.

Kush është Giancarlo Miotto: naftëtari që furnizoi edhe Kupën e Amerikës

Në vitin 2015, grabitësit kishin sulmuar vilën Miotto, por në atë kohë morën diçka shumë modeste pasi gruaja e tij arriti të largonte grabitesit duke aktivizuar sistemin e alarmit. Miotto ishte për shumë vite në krye të një kompanie të specializuar në ndërmjetësimin e produkteve të naftës e cila përfundoi në likuidim në 2017 për shkak të të paktën 50 milionë eurove borxh. Në vitet e arta, kompania kishte qenë edhe furnizuese e Kupës së Amerikës.

/Burimi: Corriere.it/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *