Banakieri i hedh në tualet drogën, shqiptarët e kërcënojnë: Paguaj ose do të hash plumbin kokës

Një banakier i ka hedhur drogën në tualet dy shtetasve shqiptarë, por ai nga ana tjetër është kërcënuar 40 dhe 45 vjeçari ku i kanë kërkuar që ti shlyejë dënimin prej 2500 eurove ose do të qëllohej me armë zjarri në kokë. Policia ka vënë në pranga dy shqiptarët ku 40-vjeçari akuzohet për posedim dhe trafikim të kokainës.

Të dy shqiptarët do të dalin para gjykatës pas dy viteve ku do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre. Sipas avokatëve mbrojtës, për të akuzuarit nuk ka prova që të provojnë posedimin e kokainës apo edhe për kërcënimit ndaj banakierit italian, teksa gjithçka sipas tyre bazohej në kallëzimin e tij tek karabinierët.

Në momentin e hetimeve, shqiptarëve u sekuestruan celularët, ku përmes tyre janë zbuluar mesazhe ku flitej për një borxh parash, por asnjëherë për drogë. Megjithatë, do të jetë në dorën e gjykatës për të sqaruar gjithçka, shkruajnë mediat italiane. 

Sipas asaj që u deklarua nga prokurori, në bazë të hetimeve 40-vjeçari i kishte kërkuar banakierit, t’i ruante rreth gjysmë kile kokainë në shtëpi, përpara se ta nxirrte në treg për ta shitur. Por italiani e kishte hedhur në tualetin e banjës.

Me humbjen e sasisë së kokainës dhe vlerën e parave me të cilën do të shitej, 40 vjeçari së bashku me shqiptarin tjetër kishin shkuar në lokalin e italianit duke e kërcënuar teksa kanë bërë edhe gjestin e të qëlluarit me armë: “Më jep paratë prej 2500 euro ose të hash plumbin”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *