Ballkani “nën pushtetin” e përmbytjeve

Përmbytjet kanë shkaktuar probleme në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë prej shtretërve të tyre.

Në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska Krupa dhe Bihaç më shumë se 200 shtëpi u përmbytën në qytetin verior të Bosanska Krupa pasi lumenjtë Una dhe Krusnica kaluan pragun.

Shërbimet e urgjencës vendosën të anulojnë mësimin në shkolla. Ndërkaq disa qarqe në Kroaci janë përballur me përmbytje të mëdha. Lumenjtë kanë arritur nivele maksimale ndërsa lumi Sava rrezikon që të dalë nga shtrati.  Mediat vendase raportojnë për një person të vdekur.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se qeveria e tij do të sigurojë të gjitha fondet dhe ndihmën e nevojshme. Rreth 300 personel ushtarak janë vendosur për të ndihmuar me menaxhimin e përmbytjeve.

Shi dhe breshër me erëra të forta janë raportuar në qytetet veriore të Serbisë, duke përmbytur rrugët. Televizioni shtetëror serb raportoi për përmbytje në qytetin qendror të Serbisë, Koceljeva, pasi lumenjtë dolën nga shtrati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *