Rama ‘sulmon’ BE-në: Ke braktisur rajonin, na mbështet financiarisht

Kryeministri Edi Rama nga samiti i ‘Open Ballakan’ tha se BE ka braktisur rajon në lidhje me mbështetjet financiare.

Rama theksoi se vendet pjesëmarrëse të kësaj nisme do t’i kërkojnë BE-së mbështetje financiare ekstra, ku theksoi se do të ishte turp nëse kjo e fundit do të vepronte po njëlloj si në periudhën e pandemisë Covi-19.

“I kërkoj BE-së që mos të bëjë turpin si pandemi. Vendet e Ballkanit duhet të vraponin në Kinë, Turqi për infermierët, mjekët në vaksinim sepse BE e mbyll dhe pa vetëm mureve të kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp, mbase jo me këtë fjalë por e kanë pranuar. Na duhet një bashkim strategjik, BE po flet për të mbështetur vendet me ekstra fonde për të përballuar çmendurinë e energjisë. Vendet e BE kanë buxhetin e tyre por dhe të BE, ndërsa ne kemi vetëm buxhetin tonë.

Do i dërgojmë shkresë për t’i kërkuar të njëjtën gjë për ne, mbështetje financiare ekstra”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *