Automjeti në autostradën Tiranë-Durrës përfshihet nga flakët

Një makinë e një kompanie private që transporton para është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është djegur në pjesën ku rri shoferi dhe pasagjeri, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se gjatë momentit kur ndodhi ngjarja, në makinë nuk kishte pasur para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *