Automjeti bie në lumë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *