Australi/ Masa të rrepta lidhur me cigaret elektronike

Përdorimi i cigareve elektronike është kthyer në një fenomen shqetësues tek të rinjtë në mbarë botën. Ekspertët shëndetësor në Australi thonë se këto produkte po përdoren masivisht nga adoleshentët ndërkohë që është i ndalur përdorimi i tyre nën 18 vjeç. Si rrjedhojë qeveria australiane ka prezantuar disa masa për të ndaluar përdorimin e tyre tek të rinjtë.

Sipas masave të reja, cigaret elektronike do të shiten vetëm në farmaci. Ato do të jenë të kufizuara në shije, ngjyra, por dhe përbërës të tjerë. Megjithëse nevojitet një recetë për të blerë cigare elektronike në Australi, shumë prej tyre blihen ilegalisht. Masat e reja u mirëpritën nga qytetarët.

Sipas Institutit Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies, vendi ka një nga normat më të ulëta të duhanpirjes në botë, por numri i të rinjve nën 25 vjeç që përdorin cigare elektronike është rritur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *