Atentati në Don Bosko, reagon policia: BMW-ja e shkrumbuar totalisht, u gjetën 3 automatikë

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për makinën e shkrumbuar që u gjend në Bubq nga autorët e masakrës së Don Boskos ku u vra një grua dhe u plagosën 5 persona.

Uniformat blu raportojnë se brenda mjetit, që dyshohet se u përket autorëve të atenatit në Don Bosko, u gjetën 3 armë zjarri tip kallashnikov.

Makina u zbulua rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në fshatin Likmete, pas kontrolleve nga policia për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës (12 mars) në Don Bosko.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *