Atentati ndaj Nikulajt, policia gjen veshjet e autorit të dyshuar/ Dërgohen për ekspertizë

Policia ka mundur që të gjejë në një banesë në zonën e Gjadërit disa rroba që dyshohet se i përkasin autorit të vrasjes së Ardian Nikulajt, e ndodhur rreth një javë më parë në zonën e Shëngjinit. Veshjet do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në ambientet e hotelit në pronësi të tij në Shëngjin, në datën 19 Prill, nga një autor i cili u largua nga vendngjarja me një mjet motorik. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, për shkak të disa konflikteve të vjetrat hasmërisë mes fisit Nikulaj, me disa familje të tjera në zonën e Lezhës.

Kush ishte Ardian Nikulaj: Lindur më 31 tetor të vitit 1972 në Lezhë, babai i katër fëmijëve. Deri në vitin 2003, emri i tij ka qenë Ardian Marku, të cilin e ndërroi në Ardian Nikulaj.

Në vitin 1998 ka emigruar në Novara të Italisë dhe gjatë vitit 2000, prej hasmërisë me fisin Balaj, është vrarë vëllai i tij, Pëllumb Nikulaj.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ për zgjedhjet parlamentare, 50-vjeçari ka pohuar se është dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje më 24 nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 dhjetor të vitit 2006, me gjobë për falsifikim.

Ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT dhe prej vitit 2019, ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Nikulaj ishte një figurë e njohur në zonë, si një biznesmen në fushën e hoteleri turizmit, ku zotëronte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan.

Përpos kësaj i përfshirë dhe në sferën politike, ku ka qenë kandidat i Partisë SocialDemokrate në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Kandidati numër 1 në listën për Lezhën, ku arriti të mbledhë 97 vota. Gjithashtu ka qenë në kandidaturë për Këshillin Bashkiak të zgjedhjeve që priten të mbahen më 14 Maj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *