Atentat ndaj Biden? Gjenden 4 bomba në Belfast, Policia bllokon qytetin

Tentohet vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Policia në Irlandën e Veriut njoftoi sot se ka gjetur katër bomba në një varrezë në Cregan, pranë Derry. Sipas Reuters, Policia ka kryer një operacion inspektimi të sigurisë publike, pak orë para vizitës së presidentit amerikan Joseph Biden në Irlandën e Veriut.

“Zbulimi i këtyre pajisjeve ishte një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues,“-tha ndihmës shefi i Policisë, Bobby Singleton. Ai shtoi se hetimin do ta marrë përsipër Njësia e Hetimit të Terrorizmit.Sipas raportimeve, Biden po vjen në Belfast në një kohë të ndjeshme politikisht për Irlandën e Veriut, pasi shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së paqes që i dha fund kryesisht viteve të konfliktit në atë vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *