Arrestohet në Dubai Denis Bajri!

Denis Bajri është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”.

Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit, kryer më datë 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër. Arrestimi i Bajrit u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe zyrave të Interpolit. Denis Bajri pritet të ekstradohet në Shqipëri ku do t’i nënshtrohet gjykimit të drejtësisë.

Ervis Martinaj ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Gjin (Borici) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij. Në këmbim të vrasjes së Gjin Ndojit, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut. Nuk dihet shkaku se pse Martinaj e donte të vrarë Gjin Ndojin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *