Arrestohet i riu nga Laçi, dyshohet se përndoqi dhe përdhunoi të dashurën

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar të dashurën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *